Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së 10-të në BKT Superligë, ku nuk kanë munguar ndeshjet e mira.
Gjilani ka arritur ta mposht Drenicën me rezultat 2-1, në një ndeshje të bukur, ku nuk munguan edhe rastet tjera.
Dukagjini ka arritur ta ndal Ballkanin në barazim (0-0).
Prishtina ka fituar në shtëpi ndaj Malishevës (2-1), ndërsa Drita ka mposhtu Feronikelin (0-2).
Llapi ka marr një fitore të madhe ndaj Ulpianës me rezultat të thellë 6-0.
Ballkani edhe pse barazoi u ngjitë në pozitën e parë, tani me 18 pikë.
Drenica dhe Gjilani janë në pozitat dy dhe tre me nga 17 pikë, ndërsa Drita është e katërta me 16 pikë.
Mesin e renditjes e ndajnë Prishtina (13), Malisheva (12) dhe Llapi (12).
Në fundin e renditjes janë Dukagjini, Feronikeli dhe Ulpiana. /Telegrafi/