Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku e cilëson si të mangët rezolutën e paraqitur nga Partia Socialiste për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Pavarësisht kësaj Tabaku deklaroi votën pro kësaj nisme, por kërkoi nga mazhoranca që të marrin parasysh amendamentet e propozuara nga PD.
“PS duhet që të dënonte gjenocidin, të njihte viktimat duhet të njihte edhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Ne nuk arritëm një dakordësi që PS të ngrihej mbi palët dhe të miratonte një rezolutë që është miratuar në Mal të zi dhe Kosovë. Rezoluta e sotme është mangët, por pavarësisht kësaj ne do ta miratojmë këtë”, ka thënë Tabaku.
“Nga ana tjetër ne kemi propozuar një rezolutë për Kosovën që lidhen me njohjen e krimeve serbe. Për askënd nuk ka vlerë debati ynë politik e sulmet. Për askënd nuk ka vlerë të sillet si lider i Ballkanit kur nuk ndihmon të sqarojë të shkuarën e Ballkanit dhe të mos lejojë që e shkuara të përsëritet”, shtoi Tabaku. /A2 CNN/