Telegrafi

Rezervat e luksit – milionerët e Serie A që nxehin bankën, por paguhen jashtëzakonisht shumë

Duhen 36 milionë euro për t’i paguar 11 lojtarë që janë rezervistë, që i bie një mesatare prej 3 milionë euro (neto) për person në sezon.

Sky Sports ka kemi analizuar pagat e lojtarëve të Serisë A (2019-2020), duke i marr ato nga platforma Capology.com.

Ky medium ka identifikuar, ndër “më të pasurit” në kampionat, që janë rezervistë dhe nuk luajnë pothuajse gjithmonë si startues.

Këto rezerva “luksi” nuk janë të pakët, ndërsa Sky ka vendosur t’i vendos në një formacion.

Të gjithë lojtarët vijnë nga emrat e mëdhenj në kampionat si: Lazio, Roma, Juve, Milan, Interi dhe Napoli.

Më i paguari merr 7 milionë euro në sezon , por edhe ai më pak i paguari prej shifrën me gjashtë zero.


Formacioni

Proto (LAZIO): 1 milion euro në sezon

Bruno Peres (ROME): 1.7 milion euro në sezon

Daniele Rugani (JUVENTUS): 3.5 milionë euro në sezon

Juan Jesus (ROMA): 2.2 milionë euro në sezon

Laxalt (MILAN): 1.4 milion euro në sezon

Adrien Rabiot (JUVENTUS): 7 milionë euro në sezon  

Lucas BIGLIA (MILAN): 3.5 milionë euro në sezon

Paqueta (MILAN): 1.7 milion euro në sezon

Javier Pastore  (ROMA): 4.5 milionë euro në sezon

Harving Lozano (Napoli): 4.5 milionë euro në sezon

Alexis Sanchez (INTER): 5 milionë euro në sezon