Telegrafi

Rezarta Shkurta sjell Noizyn në disa fotografi të mrekullueshme me nipin e tij (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta përveç se me muzikë, tash e një kohë merret edhe me fotografi.

Ajo ka një biznes në Tiranë, një studio e cila realizon fotografi dhe mban emrin “Hera Company”, që në fakt është emri i vajzës së saj.

Ka realizuar disa sete të ndryshme fotografike bashkë me vajzën, gjersa ka pasur raste kur edhe personazhet e njohur VIP nuk i kanë rezistuar aparatit të saj.

Lexo po ashtu Rezarta Shkurta tregon se ku dështoi (Foto/Video)

Së fundmi, një fotosesion shumë të veçantë e ka realizuar reperi i njohur Noizy në “Hera Company”, ku është shfaqur në disa fotografi të mrekullueshme bashkë me nipin e tij.

Në fotografi reperi shfaqet shumë sportiv në palestër, gjersa njëlloj duet edhe nipi i tij.

Fotografitë i ka publikuar në rrjetin social Rezarta Shkurta, duke marrë kështu mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj për punën e mrekullueshme që ka bërë. /Telegrafi/