Telegrafi

Rezarta Shkurta shfaqet pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar me biznesin e saj të fotografive, ndërsa është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Shpesh, Rezarta ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa jo rrallë herë kanë munguar edhe fotografitë provokuese.

Fansat janë mësuar ta shohin në skenë gjithnjë të trukuar, ndërsa më rrallë kanë mundur të dinë se si duket kur nuk përdor grim.

Lexo po ashtu Rezarta Shkurta përlotet në emision, tregon vuajtjen e vajzës për mungesën e të atit (Foto)

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në InstaStory, ku shfaqet së bashku me vajzën e saj Herën në orët e mëngjesit, teksa tregon se në fytyrën e saj nuk ka fare makijazh.

Ajo duket bukur dhe joshëse edhe kur është natyrale. /Telegrafi/

 

Rezarta Shkurta shfaqet pa makijazh. Burimi i fotos: InstaStory