Këngëtarja Rezarta Shkurta së shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, të cilën do ta realizojë edhe me videoklip.
Kënga është e zhanrit baladë dhe është punuar nga Elgit Doda, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar artisti Alex.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili në pamje të parë duket se do të jetë mjaft i veçantë, dhe Rezarta do të shfaqet mjaft “e nxehtë” në paraqitjen e saj.
Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, këngëtarja Shkurta shfaqet me një fustan të zi dhe të gjatë dhe transparent, teksa zbulon më shumë se ç’duhet tek pjesa e gjoksit, çka e bën të duket edhe më seksi.
Xhirimet e këtij klipi janë bërë në “Plaza Tirana”, gjersa pritet të jetë i gatshëm për publikim brenda pak ditësh. /Telegrafi/