Site icon Telegrafi

Rey Manaj në klub nate me pesë femra, pasi publikon foton e fshinë atë (Foto)

Duket se Rey Manaj ka vërtet probleme me menaxhimin e vetvetes.

Futbollisti shqiptar i Interit ka publikuar mbrëmë një foto nga një klub nate në Milano ku ai u shfaq me plot pesë femra në “haremin” e ndërtuar prej tij, shkruan Telegrafi.

Telegrafi ka arritur të kapë këtë moment dhe të rruajë foton, teksa në mëngjesin e të dielës futbollisti ka vendosur ta largojë këtë foto.

Futbollisti i Interit edhe më parë u ballafaqua me probleme të tilla që përfshinin jetën e tij private.

Duket se edhe Gianni De Biasi i ka pasur arsyet e tij mjaft të qëndrueshme pse nuk e ka ftuar Manajn të luaj për Shqipërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version