Site icon Telegrafi

Rey Manaj afër transferimit te Carpi

E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Rey Manajt, do të vazhdojë të jetë në futbollin italian.

Edhe pse përpara disa javësh u fol për një transferim të mundshëm të sulmuesit shqiptar në Gjermani te Augsburgu, ndërsa kishte interes edhe nga Portugalia, mesa duket 20-vjeçari nga Lushnja do të transferohet te Carpi.

Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Interi është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të kaluar te klubi nga Emiglia-Romagna.

Lexo po ashtu Carpi bind Interin për sulmuesin shqiptar

Carpi pasi nuk siguroi dot ngjitjen në Serinë A, pasi u eliminua në finalen e “Play-Off” nga Benevento do të tentojë të rikthehet mes të mirëve të futbollit italian sezonin e ardhshëm dhe ri-ngritja e skuadrës së trajnerit Fabrizio Castori do të fillojë nga sulmuesi i përfaqësues kuqezi.

Menaxheri i Manajt, Alberto Fontana në një prononcim për mediat në Apenine ka pranuar interesimin e Carpit për klientin e tij duke shtuar se palët janë shumë pranë arritjes së akordit.

Me shumë gjasa Rey Manaj te Carpi do të transferohet në formë huazimi nga Interi. Edhe sezonin e kaluar 20-vjeçari luajti në formë huazimi në dy klube të ndryshme fillimisht te Pescara në Serinë A dhe më pas në gjysmën e dytë  te Pisa e Gennaro Gatusos në Serinë B.

Exit mobile version