Rexhep Selimi nga Vetëvendosja ka thënë në Rrokum Roll se AAK dhe Nisma kanë pësuar nga elektorati, pasi kanë shkuar në gjirin e SHIK-ut.
Derisa ka komentuar se ata janë krahu i luftës, ai ka thënë se edhe në Vetëvendosje janë rreth 20 kandidatë që janë veteranë të UÇK-së.
Kur ka folur për formimin e Qeverisë, Selimi ka thënë se e drejta e parë i takon PAN-it, e nëse nuk mundet atëherë është Vetëvendosja ajo e cila e ka, sipas tij, legjitimitetin qytetar ta provojë këtë.
Selimi ka thënë se Vetëvendosja e ka më të lehtë t’i bëj numrat për ta dërguar PDK-në në opozitë.