Site icon Telegrafi

Selimi: Ishte mbledhje e rregullt e kryesisë së VV-së, u diskutuan shumë tema

Anëtari i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka dal nga mbledhja e Kryesisë e cila ka filluar në orën 13:00.

Para gazetarëve Selimi tha se po diskutojnë për shumë tema ndërkaq theksoi se kjo është mbledhje e rregullt e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Më herët ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje nënkryetari i parë, Dardan Sejdiu ndërsa para dy ditësh ka dhënë dorëheqje edhe Visar Ymeri, deri atëherë kryetar i kësaj partie. /Telegrafi/

Exit mobile version