Shpend Maxhuni, i cili që nga sot është emëruar në drejtor të AKI-së nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar testin e sigurisë që AKI ua bën zyrtarëve të shtetit dhe atyre të sigurisë.
Kështu tha sot deputeti i VV-së Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e BE-së për Kosovën.
Selimi tha se derisa një numër i vogël i deputetëve janë duke diskutuar në seancë, krerët më të lartë të shtetit e kanë zgjedhur për drejtor të AKI-së një person i cili nuk e ka kaluar verifikimin po nga ky institucione të cilin që nga sot do ta drejtojë ai.
Ndërkaq, Shpend Maxhuni ishte emëruar drejtor i Policisë në vitin 2011, ndërsa është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.
Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq. /Telegrafi/