Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rxhaj ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk duhet që presionin ta ushtrojë mbi Kosovën.
“Fillimisht për këtë veprim kanë qenë të njoftuar të gjitha palët, e miqtë tonë ndërkombëtar, pra përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini që shtetet e QUINT-it e kanë pasur një takim me kryeministrin. Mendoj që mënyra pse nuk është filluar menjëherë në zbatim të drejtpërdrejtë të reciprocitetit ku zotri Qalaj e pat si kritikë mendoj që është kjo, pra është një lloj modifikimi të hapat e zbatimit. Unë nuk mendoj që oshtë problematik as në zbatimin në terren”, tha Rexhaj, në emisionin “Tempus” raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës mos të fillojnë me zbatimin rigoroz të reciprocitetit, duke i lënë mundësi çdo qytetari serb të reflektojnë frymën kushtetutare të republikës sonë.
“Sot për shëmbull Vuçiqi ishte në ushtrinë atje, ku ngriti lart gadishtmërinë ushtarake duke tentuar që realisht ta krijojë një lloj tensionimi politik, sepse këto problemet në veri ku shkojnë e bllokojnë rrugë e tjera, e tjera, ku fillojnë përmbi qiellin e Kosvës fluturojnë avionët e migët serbë, ku ambasadori rus vie deri në kufi atje ndalet janë bërë rutinore fatkeqësisht”, ka thënë Rexhaj.
Ai shtoi se trysnia ndërkombëtare do duhej të binte fillimisht mbi kokën e Vuçiqit e pastaj të strukturave ilegale të mbështjellura me legalitetin e Listës Serbe.