Site icon Telegrafi

Rexha: Pesë mijë ari tokë u shitën për vetëm nga 1 euro ari nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitur vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit (AKP).

Kështu ka thënë Blerim Rexha sot gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi, Blerim Rexha fillimisht me të marrë fjalën tha para anëtarëve se është i habitur për ftesën e këtij Komisioni, pasi siç tha se ka shërbyer në AKP mjaft në kohë të shkurtë.

Derisa Rexha bëri të ditur se në këtë institucion ka kryesuar vetëm dy mbledhje të Bordit, tha se AKP nuk ka qenë në funksion të zhvillimit të vendit.

Edhe pse ai tha në këtë pozitë në AKP kishte shkuar me synimin për të krijuar një transparencë të plotë, por që kishte hasur në vështirësi.

Kryesuesi i Komisionit, Hajrulla Çeku ka pyetur Rexhën cilat ishin arsyet e dorëheqjes.

Rexha tha se arsye e dorëheqjes, sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët.

“Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha.

Blerim Rexha, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

Ai ka treguar edhe kohën kur ka shërbyer në AKP.

“Jam emëruar më 21 shkurt 2013 dhe më 16 maj kam dhënë dorëheqje, që i bie se kam shërbyer 84 ditë pune në AKP”, tha ai, përcjell KP.

Rexha tha se edhe një presioni mediatik dhe publik ka shtyrë të jap dorëheqje edhe pse nuk tregojë për emrat e medieve.

Derisa ka thënë se nuk ka pasur asnjë shantazh politik ka vazhduar të thekson se qëllimi i tij në AKP ka qenë transparenca, dhe siç tha ishte keqkuptuar se kinse ka qenë kundër interesave amerikane.

“Kërkesa ime për transparencë në mbledhjen e dytë kam has në parregullsi, sidomos shitja e me çmim të lirë të aseteve, këtu kanë dalë pakënaqësitë se kinse unë jam kundër interesave amerikane dhe evropiane. Më 16 maj 2013 kam dhënë dorëheqje. Pra, tendenca se unë jam kundër interesave amerikane dhe evropiane nuk qëndron”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i Komisionit, Hekuran Murati ka pyetur Rexhën se në atë kohë a ka qenë anëtar i ndonjë partie politike dhe a është përzgjedhur me konkurs.

Rexha pranoj se ka qenë anëtar i PDK-së, teksa tha se me krenari të ketë shërbyer në këtë parti.

“Kam qenë në PDK dhe me propozim të Qeverisë në kryet me Hashim Thaçi në atë kohë jam propozuar nga qeveria për kryesues të Bordit të AKP. Nuk ka pasur konkurs, Kuvendi kishte votuar propozimin e qeverisë për kryesues të AKP-së”, tha Rexha.

Pas këtij intervsitimi, në orën 11:00 pritet që Komisioni ta intervistojë edhe Shkëlzen Lluka, ish-drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim.

Exit mobile version