Kastriot Rexha ka qenë edhe njëherë tjetër hero i Feronikelit.
Sulmuesi llapjan ka shënuar golin e fitores tre minuta para fundit të ndeshjes, duke bërë që Nikli të përmbysë epërsinë e mysafirëve.
Rexha festoi golin në një mënyrë shumë interesant dhe pas ndeshjes tregoi veprimin e tij.
“Ka pasur shumë kritika këto ditë se futbollistët e futbollit kosovar nuk e meritojnë Përfaqësuesen e Kosovës. Ne nuk po e kërkojmë Përfaqësuesen e Kosovës, nuk jemi ankuar që nuk na kanë ftuar”, deklaroi Rexha për RTK.
“Na kanë kritikuar që nuk kemi luajtur bukur, por këto ndeshje duhet të luhen për t’u fituar”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.
Krejt në fund Rexha ka thënë se është i bindur se edhe ish-skuadra e tij Prishtina do të kaloj tutje.
“Është nënçmuar shumë Superliga këto ditë dhe kjo i bën shumë keq futbollit tonë”.
“Edhe Prishtina ka bërë lojë të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohet”, përfundoi Rexha.
Në raundin tjetër, Feronikeli do të përballet me kampionin e Uellsit The New Saints. /Telegrafi/