Milani duket se është gati për një revolucion në skuadër, pas një gjysmë të parë shumë zhgënjyese të sezonit.
Sa i përket Serie A, kuqezinjtë janë me vendin e tetë në kampionat , që do t’i mbante kuqezinjtë jashtë garave të ardhshme evropiane dhe kjo ka bërë që drejtuesit të vendosin për një revolucion në skuadër. Kjo mund të ndodh që në janar, duke shitur lojtarët që në afatin e dimrit.
Klubi ka nisur bisedimet për shitjen e Emerson Royal te Galatasaray, me Milanin që kërkon të heq nga listat e pagave lojtarët.
Por përveç mbrojtësit të krahut brazilian, klubi kuqezi është i hapur edhe për shitjen e lojtarëve si Ruben Loftus-Cheek dhe Samu Chukwueze.
Në shitje, vazhdon të mbetet edhe Noah Okafor, të cilit i dështojë transferimi te RB Leipzig.
Këto shitje do të bëhen edhe për t’i lënë hapësirë në listat e pagave me ardhja e Kyle Walker, që pritet të jetë blerja e madhe e Milanit këtë afat. /Telegrafi/