Site icon Telegrafi

Revolucion në mbrojtjen e Man Utd, Solskjaer ia tregon derën e largimit tre mbrojtësve

Manchester United. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )

Manchester United pritet të bëjë disa ndryshime gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të bëjë ndryshime të mëdha kryesisht në repartin defensivë, ku pritet largimi i tre mbrojtësve.

Shefi i shtabit teknik të Djajve të Kuq ia ka treguar derën e largimit te mbrojtësve, Phil Jones si dhe Marcos Rojo i huazuar te Estudiantes e Chris Smalling i huazuar gjithashtu te Roma.

Dyshja e huazuar Rojo e Smalling do të rikthehen në verë në Old Traford, por United i ka nxjerr në shitje dhe pret të fitojë tetë milionë euro nga argjentinasi dhe 20 milionë të tjera nga anglezi.

Ndërkohë hapësira nuk pritet të ketë as për anglezin tjetër Phil Jones, i cili këtë edicion ka luajtur vetëm në tetë takime në të gjitha garat.

Për 28-vjeçarin ka interesim nga disa klube angleze, ndërsa United synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 15 milionë euro.

Ndërkohë Djajtë e Kuq kanë në listë disa emra për tu përforcuar në repartin e mbrojtjes.

Ibrahima Konata i RB Leipzig shihet si favoriti kryesor, ndërsa në listë janë edhe Issa Diop i West Ham dhe Boubacar Kamara i Olympique Marseille.

Njëri nga lojtarët e lartpërmendur pritet të transferohet në verë për ta përforcuar repartin mbrojtës të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version