Afati kalimtar i janarit është afër dhe klubet e mëdha italiane vetëm kanë ndarë mendjen për transferime.
Nga Napoli te Interi, nga Roma te Lazio e deri te Juventusi dhe Milani, klubet do të kërkojë përforcime.
Liga e Kampionëve është objektiv i shumë skuadrave dhe përforcimet janë të domosdoshme.
Napoli
Napoli do ta pres Roberto Inglesen i cili do të vije nga Chievo.
Drejtori Cristiano Giuntoli e kishte blerë atë në ditën e fundit të afatit kalimtar për 10 milionë euro. Lojtari do të vije pasi Milik është lënduar në janar.
Juventus
‘Zonja e Vjetër’ pritet të futet në afatin kalimtar të janarit. Emre Can mund të jetë lojtar i Juventusit. Lojtari ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor.
Liverpooli ka marrëveshje me Naby Keitan e RB Leipzig.
Bentancur ka treguar se mund të luajë te Juve, por alternativ mbetet edhe Andre Gomes.
Interi
Arturo Vidal është emri më i madh i janarit. Interi e ka dashur lojtarin që në janar. Ausilio dhe Sabatini do të udhëtojnë për në Gjermani, ku edhe lojtari do largimin.
Lazio
Lojtari i pëlqyer është Martin Caceres, i cili luan te Verona. Po ashtu edhe emri i Palettas është një rend. ,
Klubi pret edhe rikthimet e Nani e Felipe Anderson.
Roma
Roma e Di Francescos ka bërë disa ndryshime në verë. Por Monchi pritet të futet dhe në afatin kalimtar të janarit. Monchi e do mbrojtësin Dragovic por ai është në huazim te Leicester. Rodrigo Caio është emër tjetër që pëlqehet nga Roma.
Milani
Fassone dhe Mirabelli do të kërkojnë një alternativ në mesfushë. Andre Gomes i Barcelonës pëlqehet edhe nga Milani. Po ashtu edhe Jankto është i pëlqyer i Montellas. /Telegrafi/