Telegrafi

Revista L’Equipe ‘poshtëron’ lojtarët e Barcelonës me notat e tyre për humbjen nga Bayerni

Revista franceze L’Equipe publikoi vlerësimet e tyre të famshme për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve në mes Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Barcelona u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga Bayern Munichu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një humbje turpëruese 8-2.

Me golat nga Thomas Muller, Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Robert Leëandoëski dhe Philippe Coutinho për Bayernin, Bavarezët dominuan absolutisht Barcelonën që pësoi humbjen e tyre më të rëndë në historinë e klubit.

Shumë lojtarë të Barcelonës ishin nën nivel të detyrës, veçanërisht mbrojtja që bëri një paraqitje të tmerrshme kundër Bayernit dhe u copëtuan me lehtësi gjatë gjithë ndeshjes.

Lexo po ashtu Barcelona 2-8 Bayern Munich, notat e lojtarëve: Muller me notë maksimale, dëshpëron Messi dhe mbrojtja skandaloze e Barçës

Revista franceze L’Equipe publikoi vlerësimet e tyre për lojën me shfaqjet e tyre duke u shqyrtuar jashtëzakonisht nga kjo revistë.

Pesë lojtarë të Barcelonës përfunduan me notën 2 nga 10 maksimalja, ku Gerard Pique, Nelson Semedo, Sergio Busquets, Frenkie De Jong dhe Arturo Vidal morën vlerësimin e tmerrshëm.

Notat e lojtarëve sipas L’Equipe

Marc-Andre ter Stegen, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Lionel Messi të gjithë u notuan me notë 3, ndërsa Luis Suarez ishte lojtari më i mirë i Barça, me një notë 4.

Te Bayerni, Thomas Muller mori performancën më të lartë të vlerësimit me një notë nëntë, ndërsa paraqitje të mira dhe notë të lartë morën edhe Ivan Perisic, Alphonso Davies, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry. /Telegrafi/