Site icon Telegrafi

Revanshi i Joshuas ndaj Usyk për titullin botëror në peshën e rëndë është në dyshim pas luftës në Ukrainë

Revanshi i Anthony Joshuas për titullin e botës në peshën e rëndë me Oleksandr Usyk është vënë në dyshim, pasi ukrainasi iu bashkua mbrojtjes së vendit të tij kundër pushtimit rus.

Boksierët e Ukrainës janë rritur në solidaritet me bashkatdhetarët e tyre, që kur Rusia i shpalli luftë vendit të tyre javën e kaluar dhe janë regjistruar për të ndihmuar.

Vasyl Lomachenko u kthye në vend javën e kaluar për të luftuar, ndërsa ish-kampionët e peshave të rënda Vitaly dhe Wladimir Klitschko thanë gjithashtu se do të qëndronin së bashku në luftën kundër trupave të Vladimir Putinit.

Usyk, i cili i bëri thirrje Rusisë për t’i dhënë fund pushtimit, i është bashkuar gjithashtu kolegëve të tij boksierë, pavarësisht se aktualisht është kampion bote në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Lexo po ashtu Oleksandr Usyk i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të anulojë pushtimin e Ukrainës

Tani 35-vjeçari ka konfirmuar përfshirjen e tij në betejë dhe ka vënë në dyshim ndeshjen e tij të verës me britanikun Joshua, duke mos dhënë asnjë afat kohor se kur do të kthehet në ring.

“Unë me të vërtetë nuk e di se kur do të kthehem në ring. Vendi dhe nderi im janë më të rëndësishëm për mua sesa një rrip kampioni”, ka thënë Usyk për CNN.

Usyk ishte fitues me vendim unanim në shtator të vitit të kaluar, kur u takuan në Wembley, duke u bërë njeriu i dytë që mundi Joshuan për titujt e botës.

Ishte një paraqitje e pabesueshme nga ukrainasi, i cili ishte vetëm në luftën e tij të tretë në peshën e rëndë, pasi më parë ishte kampion i padiskutueshëm i ‘cruiserweight’, kategori mes të mesmes dhe të rëndës.

U fol se ai do të përballej me Tyson Fury për mundësinë për të unifikuar të gjithë titujt, por Joshua nuk ishte i gatshëm të lejonte këtë, pas marrëveshjes për rimeç.

Në vend të kësaj, dy fituesit e medaljes së artë nga Londra 2012 do të takoheshin për herë të dytë, me gjasë edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar, diku nga maji e tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version