Administrata e Joe Bidenit është duke diskutuar nëse Biden do të duhej të udhëtonte në Evropë, për të takuar një nga një aleatët në NATO, shkruan Reuters.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë mundësinë që presidenti amerikan të udhëtojë në Evropë gjatë javëve të ardhshme, për të diskutuar me aleatët për situatën mes rusëve dhe ukrainasve, kanë bërë të ditur dy burime të mirëinformuara me situatën, transmeton Telegrafi.
Po diskutohet mundësia që Biden të takohet me të gjithë liderët e shteteve anëtare të NATO-s, gjatë një takimi të organizuar në Bruksel gjatë 23 marsit dhe më pas të udhëtojë në Poloni, ka shtuar ky burim që ka folur në kushte anonimiteti pasi që detajet akoma nuk janë finalizuar.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë ngushtë me aleatët në NATO, por deri më tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar për udhëtimin. /Telegrafi/