Telegrafi

Retrospektivë: Takimet mes Juventus – Barcelona dhe Bayern – Real (Video)

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Padyshim se dy ballafaqimet më të forta janë mes Juventusit dhe Barcelonës si edhe ajo mes Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Por, këto dy çifte janë takuar edhe në të kaluarën në këtë garë evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

Në sezonin 2002/2003, Juventus dhe Barcelona janë takuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Dy duelet u mbyllën 1:1 por në vazhdime të takimit në Camp Nou goli i Marcelo Zalayetas e kualifikoi ekipin italian në gjysmëfinale.

Gjersa Reali i kishte shkaktuar humbjen më të thellë në histori gjermanëve kur kanë qenë vendas. Në vitin 2014, madrilenët në stadiumin e kampionit aktual gjerman kishte triumfuar me rezultat të thellë 4-0. Si vendas, kampioni evropian triumfoi me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/