Site icon Telegrafi

Retrospektivë: Si i ishin publikuar mesazhet erotike me një fanse gjashtë vite më parë këngëtarit Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të përfolur të momentit.

Historia e tij rrëqethëse në Big Brtoher VIP Albania tashmë ka pushtuar mediat shqiptare, mes dyshimeve që vuante nga një sëmundje e rëndë brenda shtëpisë e që më pas analizat e kryera gjatë spektaklit, treguan të kundërtën.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që shkodrani vihet në qendër të vëmendjes.

Përveç momenteve kulminante në karrierën e tij si fitorja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 2005, përfaqësimi i Shqipërisë në ‘Eurovision 2006’ dhe fitorja në festivalin ‘Kënga Magjike 2010’, ai ishte përfshirë edhe në një skandal disa vite më parë.

Më saktësisht në vitin 2017, në mediat online kishin rrjedhur disa biseda intime që ishin kryer në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, me një fanse.

Bisedat që në shikim të parë mund të duken “normale” mes të rriturish për t’u bërë pas orës 00:00, në atë kohë kishin dëmtuar imazhin e artistit.

Vet këngëtari shkodran kishte bërë një reagim po në rrjetin social Facebook, duke iu kërkuar mediave që të mos e keqpërdornin emrin e tij.

Foto: Luiz Ejlli/Facebook

“Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen vërtet keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim. Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos me dëmtoni në këtë mënyre”, kishte shkruar Ejlli në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në vazhdim ju sjellim bisedat e publikuara gjashtë vite më parë nga JOQ (nuk preferohen për lexuesit nën 18 vjeç):

Foto: JOQ

 

Foto: JOQ

 

Foto: JOQ

 

Foto: JOQ

 

Foto: JOQ
Exit mobile version