Site icon Telegrafi

Retrospektivë: Dukja krejt ndryshe e reperit Noizy në vitin 2003

Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i pëlqyer anë e mbanë trevave shqiptare për këngët e tij.

Ai është një prej personazheve më të ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Noizy ka vendosur të publikojë për fansat një fotografi të realizuar shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për një imazh të vitit 2003, ku reperi dukej shumë më ndryshe nga sot.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
q

Në atë kohë, ai mbante baluke në kokë, dhe kishte një stil krejt tjetër nga ai i ditëve të sotme.

Ndër vite, Noizy u avancua shumë, duke u bërë me kalimin e kohës, një prej reperëve më me ndikim në skenën shqiptare.

Projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga “A don love”, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, e cila u prit mirë nga fansat e të dyve. /Telegrafi/

Exit mobile version