Primavera, është restoranti i hapur se fundmi në qytetin e Tetovës.
Një investim i të riut, Lavdrim Musliu, i cili pas disa vitesh pune në mërgim, vendosi që të kthehet në vendlindje, duke sjellë dhe gjithë eksperiencën e tij në gastronomi pranë qytetarëve tetovarë.
Në një bashkëbisedim më Lavdrimin, ai tha se Primavera është vendi unik për të shijuar pastat italiane, gatuar në mënyrë artizanale dhe me shije të parezistueshme.
Pamjet e përgaditjes së recetës Linguine kremoze me djath parmezan dhe tartuf, gatuar në flakë në mënyrën tradicionale italiane, janë spektakël në vete, ndërsa shija, perfekte!
Me ambient të ngrohtë, shërbim cilësor si dhe ushqime fantastike, Primavera është destinacioni i duhur për të kaluar kohë më familjarët, miqtë apo kolegët tuaj.
Primavera ndodhet shumë pranë Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropes Juglindore.
Për shijen e e përkryer italiane, tek Primavera, ja vlen!
Ky emision mundësohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG /Telegrafi/