Telegrafi

Respektojeni semaforin: Qytetarët mezi e shpëtuan këtë grua!

Një grup i kalimtarëve të rastit, e kanë shpëtuar një turiste e cila mbeti e ngujuar mes një autobusi dhe rrethojave të rrugës.

Gruaja e njohur vetëm si Ju Cheng, nuk e ka respektuar paralajmërimin e dritës së kuqe dhe ka dalë në rrugë.

E, shoferi i autobusit, që nuk ishte në dijeni se kishte prapa një grua, e ka mbështetur atë për rrethojat e metalta dhe është larguar, transmeton Telegrafi.

Pasi e kanë dëgjuar duke kërkuar ndihmë, qytetarët i janë ofruar për shpëtim dhe e kanë nxjerrë nga aty me shumë vështirësi.

Nuk dihet për gjenden shëndetësore të gruas, e cila është dërguar në spital me gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/