Shiu dhe përmbytjet e mëdha në Jerusalem shkaktuan shkatërrimin e murit ndarës midis Izraelit dhe Palestinës, duke lejuar kështu që palestinezët të shohin pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor, të paktën përkohësisht.
Shirat e shumtë bënë që një pjesë e murit të binte në kampin e refugjatëve Shuafat pranë Anatës në Jerusalemin Lindor të mërkurën.
Palestinezët shihen duke festuar teksa filmojmë murin, duke parë pjesën tjetër të qytetit, përcjell oranews.tv.
Pengesa ndarëse i konsideruar nga disa si muri i aparteidit, gjarpëron rreth Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor për 18 km brenda territorit palestinez.
Muri është 8 metra i lartë në pjesë dhe bllokon 30,000 banorët e Shuafat që të hyjnë në pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor pa kaluar nëpër pikat e kontrollit.
Watch | Heavy rainfall causes a collapse of a section of the Israeli segregation barrier near the town of Anata, northeast of Jerusalem, today. pic.twitter.com/ZtEnx0j3Hx
— Quds News Network (@QudsNen) February 27, 2019