Telegrafi

Reshjet e borës, Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluar me borë dhe ngrica.

Policia po ashtu apelon te ngasësit e automjeteve të kenë kujdes si dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndryshimi i temperaturave në vend gjatë ditës së sotme dhe reshjet e borës që po bien kanë shkaktuar sërish probleme në qarkullim. /Telegrafi/