Telegrafi

Reshje të mëdha bore në SHBA, 55 kamionë dhe 11 vetura përfshihen në aksidentin zinxhiror në Pennsylvania, raportohet për të vdekur dhe të lënduar

Fotografi të shkrepura nga ajri tregojnë pasojat e reshjeve të mëdha të borës në SHBA, ku rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluara me akull e borë ka bërë që dhjetëra kamionë e vetura të përfshihen në një aksident zinxhiror në Pennsylvania.

Mediat amerikane raportojnë se një person ka humbur jetën në këtë aksident të tmerrshëm dhe disa tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për 55 kamionë dhe 11 vetura që u përplasen njëra pas tjetrës, duke bllokuar një autostradë dhe të krijohen kolona të gjata.

E stuhia e borës nuk e ka goditur vetëm Pennsylvania, pasi edhe në New York dhe qytete tjera raportohet për probleme të ngjashme, ku është vështirësuar kalimi i lirshëm me vetura nëpër rrugë. /Telegrafi/