Telegrafi

Reshje të dendura të borës, pamje nga Gjilani, Mitrovica, Podujeva e Obiliqi

Nga e hëna ka ndryshuar moti në Kosovë. Nga një dimër ku nuk pati të reshura bore, prilli nis me reshje të dendura.

Të hënën dhe gjatë mbrëmjes, si dhe në orët e mëngjesit të së martës po vazhdojnë reshjet e borës në tërë territorin e Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kjo javë do të jetë me reshje bore dhe shiu, ndërkaq temperaturat do të jenë shënojnë rënie.

Më poshtë mund të shikoni pamjet nga MeteoKosova me reshjet e borës në disa qytete të Kosovës, në Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Obiliq, Shtërpcë.

Nëse keni pamje të bukura me reshjet e borës, na dërgoni në info@telegrafi.com ose në faqen tonë në Facebook.