Telegrafi

Reshje shiu e shkarkime rrufesh – moti për të dielën

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 grad celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/