Telegrafi

Regjistrimi i veturave me targa “RKS”, MPB njofton se qendrat në veri do të punojnë edhe të shtunën

Foto: Arkiv

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023.

Lexo po ashtu Mbi 800 serbë morën targat “RKS”, kanë edhe një muaj kohë t’i largojnë ilegalet

Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, MPB-ja ka njoftuar se që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

“Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri me datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. /Telegrafi/