Zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy raportohet të jetë suspenduar, pasi është përfshirë në një debat të ‘nxehtë’ me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron lidhur me dërgimin e ndihmave në Gaza.
Nga zyra e Sekretarit të Jashtëm është thënë se kishin dërguar një ankesë kundër Levy që punon si zëdhënësi i qeverisë izraelite, pasi ai kishte komentuar në postimin e Cameronit në fillim të muajit, transmeton Telegrafi.
Cameron kishte bërë thirrje që të “lejohen të futen sa më shumë kamionë në Gaza, si mënyra më e shpejtë që ndihma e nevojshme të arrijë më 8 mars”.
E 33-vjeçari i ishte përgjigjur Sekretarit të Jashtëm në postimin e tij në X, dhe më vonë kishte shlyer postimin.
Në të thuhej: “Shpresojë të jeni në dijeni se nuk ka limit në futjen e ushqimit, ujit dhe ilaçeve apo pajisjeve për strehim në Gaza, madje kalimi i tyre ka tejkaluar kapacitetet”.
“Na testoni. Dërgoni 100 kamionë tjerë në ditë në pikëkalimin Kerem Shalom dhe t’i fustim brenda”, shtoi Levy në postimin e Sekretarit të Jashtëm britanik.
E mjaftuan replika të ngjashme që nga zyra e Sekretarit britanik të ankohen dhe të kërkojnë sqarim, nëse qëndrimet e Levy janë qëndrime të qeverisë izraelite.
Kjo bëri që të suspendohet dhe prej asaj dite më nuk është parë në mbledhjet e qeverisë izraelite. /Telegrafi/
Levy nuk e ka pohuar apo mohuar largimin, ndërsa nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë konfirmuar suspendimin e tij. /Telegrafi/