Site icon Telegrafi

Replika për LVV-në, Veliu e Osmani bashkë në 30 vjetorin e degës së LDK-së në Vushtrri

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ishte e pranishme në Vushtrri, në 30 vjetorin e degës së LDK-së në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, në të cilën ka deklaruar se qindra aktivistë e konfirmuan sërish se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim.

Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu shiheshin afër njëri-tjetrit, pavarësisht qëndrimeve të kundërta lidhur me formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje

Lexo po ashtu Osmani i kundërpërgjigjet Veliut: Çfarë duhet partia kur Kosova rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar

Veliu më parë ka drejtuar akuza ndaj LVV-së, duke thënë se e tërë përpjekja e tyre është vetëm për pushtet dhe për ta nënçmuar LDK-në.

Lexo po ashtu Veliu: VV po përpiqet për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në

Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit Veliu, duke thënë se LVV  i kishte qëndruar afër LDK-së, kur ndërkombëtarët kërkonin të mos shfuqizohej Gjykata Speciale e të mos i futej thikë pas shpine aleancave më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version