Që nga debutimi më këngën e parë “Columbiana”, Tayna është veçuar me disa detaje që të tjerët nuk i kishin deri atëherë.
Një nga frazat që ajo përdor në secilën këngë dhe që ishte kthyer në një sfidë nga fansat e saj ishte pasthirrma ‘argh’.
Përdorimi i shpeshtë i kësaj fraze përçonte një lloj ‘egërsie’ të reperes, pasi edhe stili i paraqitjes së saj është i atillë. Duket se jo vetëm fansat, por edhe një repere gjermane është inspiruar nga ajo, teksa vendosi që në këngën e saj të bëjë të njëjtën gjë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Tayna nuk e ka lënë pa e shpërndarë një huazim të tillë, pasi i kërkoi llogari pse nuk e kishte përmendur.
“Shirin David të paktën të më kishe nderuar pasi përdore zërin tim ‘argh’”, kishte shkruar reperja në mbishkrimin e videos së publikuar.
Në videot në vijim, krijuesja e hitit “Shqipe” kishte publikuar disa nga këngët e saj ku kishte përdorur këtë pasthirrmë, duke njoftuar fansat se ajo ishte e para që e kishte përmendur një gjë të tillë. /Telegrafi/