Site icon Telegrafi

Reperi gjerman kërkon nga vendi i tij që të mos e deportojë reperin kosovar

Këngëtari i njohur gjerman, Sido, ka treguar solidaritet me kolegun e tij, reperin nga Kosova, Prince-H (Hikmet Prizreni), i cili po mbahet në burgun për dëbim nga Gjermania.

I vetmi faj për të cilin Hikmeti po mbahet në burg dhe pritet të deportohet në Kosovë, thotë Sido, është statusi i refuzuar i azilit.

Ai ka 27 vjet që jeton në Gjermani dhe së shpejti mund të detyrohet ta braktisë këtë vend, shkruan hiphopholic.de, transmeton albinfo.

“Kolegu im reper Hikmet aka Prince-H ka disa probleme me këtë shtet dhe po mbahet në burgun për deportim. Çfarë krimi ka bërë ai? Asnjë. Përse mbahet në burg? Sepse i është hedhur poshtë kërkesa për azil”, shpjegon Sido.

Nisur nga kjo, Sido apelon për ndihmë, që të sigurohet një shumë parash për t’ia mundësuar kolegut të tij një avokat i mirë.

Për ta realizuar këtë, ai ka thirrur të gjithë për pjesëmarrje në një mbrëmje solidarizimi që do të mbahet të martën.

Exit mobile version