Barcelona nuk ka arritur të transferojë telatin e Rennesit, Ousmane Dembele, përkundër që kishte bërë ofertë prej 35 milionë euro, raporton France Football.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez dhe skauti Urbano Ortega raportohet se ishin në stadium që të shikojnë Dembelen, i cili në atë takim shënoi hetrik kundër Nantesit, në fillim të marsit, transmeton Koha.net.
18-vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe një asist në këtë sezon, ndërsa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Bayern Munich dhe Manchester City.