Real Madridi thuhet se është i vendosur që ta transferojë Eduardo Camavingan nga Rennes.
Los Blancos ka kohë që po e ndjekin mesfushorin e talentuar, por që ende nuk kanë bërë një ofertë konkrete.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, skuadra franceze është e gatshme ta shesë 17-vjeçarin, mirëpo kërkon një shumë tejet të lartë.
Rennes thuhet se po kërkon 100 milionë euro nga shitja e Camavingas, një shumë kjo shumë e lartë për një lojtar të ri.
Mesfushori ka zhvilluar 17 paraqitje deri më tani në këtë sezon për skuadrën franceze, duke shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/