Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat gjithashtu do të shënojnë rënie. Minimalet do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet do të sillen nga 9 deri në 26 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s .
Parashikimi për pesë ditë:
E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
E mërkurë – Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte – Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius./Telegrafi/