Deputeti Sergei Mironov e vuri në dyshim kompetencën e Elvira Nabiullinës, duke e akuzuar për “sabotazh” gjersa rritja e normës kyçe të interesit po e “shkatërron ekonominë ruse”.
Sipas Bloomberg, Nabiullina ka dashur të jap dorëheqje pasi filloi lufta në Ukrainë, por presidenti rus, Vladimir Putin nuk e lejoi të largohej.
Politikat e saj ekonomike nën sanksione e penguan rënien e rublës.
Për këtë, Politico e përfshiu Nabiullinën në listën e 28 personave më me ndikim në Evropë në vitin 2023.
The State Duma criticized the head of the Russian Central Bank
Deputy Sergei Mironov questioned the competence of Elvira Nabiullina, accusing her of “sabotage” and claiming that raising the key interest rate is “crippling the economy.”
According to Bloomberg, Nabiullina wanted… pic.twitter.com/NgLf9Z3SVE
— NEXTA (@nexta_tv) December 18, 2024
Norma aktuale e interesit të Bankës Qendrore është 21 për qind dhe ekspertët rusë paralajmërojnë se mund të rritet në 23 për qind në takimin e 20 dhjetorit.
Kjo do të çojë në rritjen e kostove të huave për rusët ndërsa çmimet e mallrave dhe shërbimeve pritet që sërish të rriten.
Në mes të këtyre zhvillimeve, specialistët IT rusë po përballen me largime masive nga puna para Vitit të Ri.
Puna dhe qeveria u përpoqën t’i mbajnë punonjësit me paga të larta dhe hipotekat me përparësi, por për shkak të normës së lartë të interesit, kompanitë IT nuk mund t’i përballojnë më këto përfitime. /Telegrafi/