Site icon Telegrafi

Rëndohet gjendja e gruas që u godit me thikë nga bashkëshorti në Korçë, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Niset me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari, e plagosura nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë.

Që prej ngjarjes, ajo ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë, ndërsa pak momente më parë u vendos të transportohej me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e saj u përkeqësua më tepër dhe duhej mjekim i specializuar.

Lexo po ashtu Qëlloi bashkëshorten me thikë, detaje të reja nga krimi në Korçë

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua, mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version