Telegrafi

Renditja tabelore pas javës së dhjetë në Superligën e Kosovës – Ballkani vazhdon sigurt si lider

Ka përfunduar edhe xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës ku nuk munguan befasitë.

Drenica e ka befasuar Prishtinën, pasi ka arritur të fitojë 1-0 në shtëpi, duke marrë kështu tri pikë të arta.

Fitore të madhe në këtë javë ka marrë edhe Trepça ’89 që arriti të përmbysë epërsinë e Arbërisë, për të triumfuar në fund me rezultat 2-1.

Lideri i ligës, Ballkani ka marrë fitore bindëse në shtëpi, pasi ka mposhtur Besën me rezultat 4-1, për të vazhduar dominimin.

Në këtë javë ka triumfuar edhe Drita që fitoi 2-1 në udhëtim e Llapi, për t’i qëndruar afër skuadrës nga Theranda edhe pse kampioni në fuqi ka dy ndeshje më pak.

Kjo xhiro nuk kaloi mirë për Gjilanin dhe Feronikelin, që morën vetëm nga një pikë në barazimin pa gola.

Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas javës së dhjetë. /Telegrafi/

Foto: Flashscore