Site icon Telegrafi

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës – Arbëria vazhdon të shkaktojë befasi në edicionin debutues

Superliga e Kosovës është në prag të kompletimit të javës së tretë, pasi vetëm një ndeshje nuk është zhvilluar.

Drita nuk ka mundur që të zhvillojë derbin ndaj Prishtinës në këtë fundjavë, shkaku i ndeshjeve të tyre në parakuliafikimet në Ligën e Evropës, aty ku u eliminua nga Legia me rezultat 2-0.

Liga kosovare ka vazhduar me orarin e rregull të ndeshjeve, me Arbërinë që po vazhdon me befasi të mëdha pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Foto: SC Gjilani

Skuadra që drejtohet nga trajneri Arbnor Morina është lider i ligës me shtatë pikë, derisa në xhiron e fundit e mposhti si mysafir Besën e Pejës me rezultat 3-0.

Aq pikë sa Arbëria ka edhe Ballkani që arriti të marrë një pikë në udhëtim te Gjilani, për t’i qëndruar afër kështu debutuesit në ligë.

Lexo po ashtu Paqe në derbin e Superligës: Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

Feronikeli në anën tjetër u befasua në shtëpi nga Drenica në barazimin 2-2, për t’u pozicionuar në vendin e tretë më katër pikë.

Trepça ’89 në anën tjetër arriti të fitonte me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit, që ishte fitorja e parë në këtë edicion, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më poshtë mund të shikoni renditjen e plotë në tabelën e Superligës së Kosovës me Kampionin në fuqi Dritën që nuk ka zhvilluar ende asnjë takim, Prishtina, Trepça ’89 dhe Llapi me nga dy sosh të luajtura. /Telegrafi/

Foto: FlashScores
Exit mobile version