Telegrafi

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas javës së 16-të

Ka përfunduar me sukses java e 16-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan befasitë e duelet e zjarrta.

Derbi më i madh në këtë xhiro u zhvillua në mes të Dritës dhe Ballkanit që përfundoi 2-1 për kampionët në fuqi.

Një tjetër përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Gjilanit që përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ‘Xehetarëve’.

Fitore në këtë xhiro ka marrë edhe Arbëria që në shtëpi arriti të triumfojë me epërsi minimale 1-0 përballë Drenicës.

Llapi ka filluar të këndellet dhe mposhti skuadrën e fundit në tabelë Besën me rezultat 2-0, derisa Prishtina dhe Feronikeli i ndanë pikët në këtë javë në takimin që përfundoi pa gola.

Më poshtë mund të shikoni renditjen tabelore pas javës së 16-të në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Foto: Flashscore