Telegrafi

Renditja tabelore e Superligës së Kosovës pas javës së 13-të

Ka përfunduar me sukses edhe xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri Ballkani është rikthyer te fitoret, duke mposhtur me rezultat komod 4-2 Llapin.

Fitore me rezultat të njëjtë ka marrë edhe Prishtina që ishte nikoqir i Trepçës ’89 që e shijoi humbjen e tretë në po aq ndeshje radhazi.

Fitore më bindëse ka marrë kampioni në fuqi Drita, që ka triumfuar në udhëtim te Besa me rezultat 4-1.

Në këtë javë triumfuan edhe Feronikeli që mposhti 1-0 Arbërin, e me të njëjtin rezultat fitoi edhe Gjilani kundër Drenicës.

Më poshtë mund të shikoni renditjen tabelor të Superligës pas xhiros së 13-të. /Telegrafi/

Foto: FlashScore