Ka përfunduar edhe xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan befasitë.
Ndeshja kryesore e këtij rrethi ishte ajo në mes të Dritës dhe Ballkanit, që përfundoi me barazim, 1-1.
Takim mjaft interesant ishte edhe ai i zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri, mes Prishtinës dhe Feronikelit, që përfundoi 2-1 në të mirë të vendasve, që u nevojitet tani vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.
Fitore jetike për mbijetesë mori edhe Trepça ’89 në shtëpi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, duke shpresuar që të mbesin në elitën e futbollit kosovar.
Sfidë tjetër që përfundoi me barazim 1-1 ishte edhe ai në mes të Arbërisë dhe Drenicës, me dy skuadrat që ende nuk e kanë mbyllur dilemën e qëndrimit në Superligë.
Takimi i vetëm që përfundoi me një gol ishte ai në mes të Llapit dhe Besës, me podujevasit që fituan 1-0.
Më poshtë mund ta shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/