Site icon Telegrafi

Renditja tabelare pas javës së 31-të në Superligën e Kosovë – aty ku nuk munguan befasitë

Ka përfunduar edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan befasitë.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi ishte ajo mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, që përfundoi 3-1 për bardhekaltrit.

Befasia më e madhe e kësaj xhiroje doli të ishte ajo mes Besës dhe Dritës, që përfundoi me barazim, 1-1.

Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ballkani që mposhti minimalisht 1-0 Llapin.

Një triumf jetik e kishte edhe Arbëria, që si mysafir i Feronikelit, ia doli t’i merrte tre pikë, 1-0.

Pa fitues në këtë javë ishte takimi në mes të Gjilanit dhe Drenicës që përfundoi 0-0.

Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas xhiros së 31-të. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version