Ka përfunduar edhe xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, aty ku favoritët bënë punën e tyre.
Drita ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, për t’u rikthyer kështu në pozitën e parë.
Fitore ka marrë edhe Ballkani që triumfoi ndaj Drenicës me vetëm një gol dallim, pasi takimi përfundoi 2-1.
Prishtina ka vazhduar me formë të lartë edhe në këtë rreth, pasi mposhti Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat komod 2-0.
Fitore të rëndësishme mori edhe Trepça ’89 në udhëtim te Besa me shifrat 2-1.
I vetmi takim që nuk prodhoi fitues ishte ai në mes të Gjilanit dhe Arbërisë që përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore