Site icon Telegrafi

Renditja tabelare në Superligë pas xhiros së katërt: Ballkani lider i vetëm, Besa dhe Llapi në fund pa asnjë pikë

Ka përfunduar xhiro e katërt në elitën e futbollit kosovar, apo siç njihet ndryshe si Superliga e Kosovës.

Derbi i kësaj xhiro u zhvillua në Podujevë, ku Ballkani fitoi ndaj Llapit me lehtësi me rezultat 1-3.

Fitore ka shënuar me rezultat identik edhe Drita që në Gjilan ka triumfuar ndaj Besës.

Trepça ’89 ka befasuar edhe Prishtinën pasi e ka mposhtur minimalisht 1-0, ndërsa Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani luajtën pa gola.

Pas javës së katërt në elitën e futbollit kosovar prinë Ballkani i Therandës me 10 pikë, ndërsa në ndjekje të tyre ndodhet Arbëria me dy pikë më pak.

Trepça ’89 zë vendin e tretë në renditje me gjashtë pikë pas tri takimeve.

Ndërkohë në dy pozitat e fundit, ndodhen Besa dhe Llapi që ende nuk kanë marrë pikë.

Kujtojmë që Drita ka tri ndeshje më pak të zhvilluar me kundërshtarët si Llapi, Trepça ’89 dhe Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version