Është mbyllur java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta dhe interesante.
Në kryendeshjen e javës së nëntë u përballë Ballkani me Prishtinën, ku vendasit me rikthim shënuan fitore me rezultat 2-1.
Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë i shmangur nga pjesa tjetër e skuadrave, me 22 pikë të tubuara.
Drita pas fitores ndaj Arbërisë si mysafirë (1-0), mbetet në pozitën e dytë me 16 pikë. Drita ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Gjilani është i treti po ashtu me 16 pikë të tubuara deri më tani.
Prishtina, Arbëria, Trepça ’89 dhe Drenica kanë nga 11 pikë dhe gjenden në mesin e renditjes.
Feronikeli, Llapi dhe Besa e mbyllin renditjen./Telegrafi/