Tifozët e Ligës Premier së fundmi janë qetësuar, ja nga dëshira e tyre – por nga pandemia coronavirus që ka shpërthyer në të gjithë botën.
Përkrahësit e klubeve të ndryshme në ligën angleze dallojnë shumë, por edhe në Angli ka rregulla strikte për ata që futën në fushë ose që sulmojnë apo fyejnë ndonjë lojtarë.
Casino.org ka përpiluar një listë me tifozët më vulgar në Ligën Premier, derisa ata të Liverpoolit janë lider.
Përkrahësit e The Reds kanë një fjalor me 457 fjalë, aty ku hyjnë dhe sharjet e fyerjet ndaj tifozerive të tjera.
Pas tyre renditet befasisht Newcastle United me tifozët e tyre që përdorin 391 fjalë, e më pas vijnë ata të Manchester United, Tottenhamit, Arsenalit, Chelseat, e kështu me radhë. /Telegrafi/